Sign In

Blog

Latest News
Rritja e përdorimit të internetit në celularë

Rritja e përdorimit të internetit në celularë

Përdorimi i rrjetit celular ka regjistruar një rritje në tremujorin e parë të këtij viti dhe ishte të paktën 33% më i lartë në krahasim me janar-mars 2020. Të dhënat e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare tregojnë se sasia e trafikut data (Internet) në rrjetet celulare gjatë T1 2021 ishte rreth 31 Milion GByte. Një përdorues aktiv i aksesit broadband celular ka përdorur në mesatare rreth 5.15 GB Internet në muaj në T1 2021, duke shënuar një rritje me 15.5% krahasuar me T4 2020 dhe një rritje me 33% në krahasim me T1 2020.

Numri i përdoruesve aktivë të aksesit broadband në Internet nga rrjetet celulare në T1 2021 ishte rreth 2 milionë, duke shënuar një rritje me 1.5% në krahasim me tremujorin e mëparshëm, dhe një rritje me 16.9% në krahasim me Tremujorin e parë 2020.

Ndërkaq, thirrjet në celular dhe mesazhet kanë pësuar një rënie. Konsumi mesatar mujor për përdorues aktiv i shërbimeve celulare gjatë T1 2021 ishte: 184 minuta dalëse, 18 SMS dhe 5.15 GB Internet. Krahasuar me T4 2020, konsumi mesatar i thirrjeve ka pësuar një rënie me 1%, konsumi mesatar i SMS-ve ka pësuar një rënie me 10.5% dhe konsumi mesatar i internetit ka shënuar një rritje me 15.5%.

Sipas AKEP numri i pajtimtarëve të shërbimeve celulare sipas kartave SIM në fund të T1 2021 ishte rreth 3,169,950, duke shënuar një rënie me 5% në krahasim me tremujorin e mëparshëm, dhe një rënie me 2.7% në krahasim me T1 2020.

“Numri i përdoruesve aktivë të telefonisë celulare gjatë T1 2021 arriti në rreth 2.49 milionë që përbën një rënie me rreth 0.8% me T4 2020 dhe rritje me rreth 0.6% me T1 2020; – Totali thirrjeve dalëse të gjeneruara nga pajtimtarët celularë në Shqipëri në T1 2021 ishte rreth 1.38 miliardë minuta, me një rënie prej 1.7% në krahasim me tremujorin paraardhës dhe me një rritje prej 8.2% me T1 2020.

Sasia e thirrjeve drejt rrjeteve të tjera celulare kombëtare (off-net) u rrit me 0.5% në krahasim me T4 2020 dhe u rrit me 16.1% në krahasim me një vit më parë në T1 2020.

Sasia e thirrjeve on-net u ul me 3.5% në krahasim me T4 2020 dhe pësoi një rritje me 2.7% në krahasim me T1 2020. Numri i mesazheve SMS të dërguara nga pajtimtarët e rrjeteve celulare në T1 2021 ishte rreth 135 milion, duke shënuar një rënie prej 11.1% krahasuar me T4 2020 dhe një rënie prej 31.8% me T1 2020” vlerëson AKEP./Monitor


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *