Sign In

Blog

Latest News
“Dielli artificiale” shkatërron rekordin e temperaturës

“Dielli artificiale” shkatërron rekordin e temperaturës

EAST, i njohur si “dielli artificial”, ka arritur një temperaturë rekord, plot 70 milionë gradë.

Dielli artificial i krijuar nga Kina arriti një temperaturë pesë herë më të lartë se temperatura e Diellit, dhe e mbajti atë për një kohë më të gjatë se 17 minuta. Besohet se temperatura në bërthamën e Diellit tonë është rreth 15 milionë gradë.

Informacioni mbi arritjen e rëndësishme u nda nga Gong Xianzu, një studiues në Institutin e Fizikës së Plazmës në Akademinë Kineze të Shkencave (ASIPP).

“Ky operacion përfaqëson një bazë solide shkencore dhe eksperimentale për funksionimin e reaktorit të shkrirjes”, tha Gong, gjatë eksperimenteve që po kryhen në Hefei, Provincën Anhui.

Qëllimi i projektit EAST është të zhvillojë një teknologji që mund të japë energji të pastër pothuajse të pakufizuar duke imituar reagimet që ndodhin në Diellin tonë dhe yjet e tjerë.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *