Kompania Meta përballon rënie të të ardhurave
Facebook, rrjeti social i njohur, ka përjetuar një rënie të të ardhurave për herë të parë.
Ky fakt shënon një epokë të re për Facebook-in, që vazhdimisht ka raportuar për rritje që prej vitit 2012.
Parashikimet për muajt vijues nuk kanë treguar shenja të përmirësimit dhe themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckberberg, ka thënë se kompania planifikon të fokusohet në periudhën afatgjatë.
Të hyrat e Facebook-ut kanë rënë në çerekun e dytë për gati 1 për qind në 28.8 miliardë dollarë, ndërsa fitimet për 27 për qind në rreth 6.7 miliardë dollarë.
Shefi operativ, Sheryl Sandberg, ka thënë se forcimi i dollarit amerikan i ka bërë të pafavorshme kurset e këmbimit.
Shefi i financave, Dave Wehner, ka thënë se ulja e marketingut online në kohën e paqartësive ekonomike, është një tjetër arsye për këtë rënie.
Facebook-u ka 1.97 miliard përdorues brenda ditës.
Meta ka në pronësi edhe platformat tjera si WhatsApp dhe Instagram./Radio Evropa e Lire
Hello.al