Sign In

Blog

Latest News
COVID-19 Voice Detection App

COVID-19 Voice Detection App

Një aplikacion i ri mund të identifikojë me precizion, me ndihmën e inteligjencës artificiale të implementuar, infektimin me koronavirus në zërin e një personi.

Aplikacioni “i zgjuar” pretendohet të jetë edhe më preciz sesa testet e shpejta dhe gjithashtu është i lirë, i shpejtë dhe i lehtë për përdorim.

Ekspertët e Institutit për Shkencën e të Dhënave të Universitetit të Mastrihtit, të drejtuar nga Wafaa Alibawi dhe profesori i pulmonologjisë Sami Simmons, e publikuan informacionin në kongresin ndërkombëtar të Shoqatës Evropiane të Pulmonologjisë në Barcelonë.

Ata informuan se aplikacioni ka një precizion prej 89% (ndjeshmëri) në identifikimin e saktë të një rasti pozitiv COVID-19 me zë (kundrejt rreth 56% të një testi të shpejtë) dhe 83% në identifikimin e saktë të një rasti negativ, duke treguar se është më i mirë sesa testet “të shpejta” në rastet e personave asimptomatikë.

Wafaa Alibawi u shpreh se:

“Me aplikacionin tonë inteligjent ne do të humbnim vetëm 11 nga 100 raste të COVID-19, të cilat më pas do të përhapnin infeksionin, ndërsa testi i shpejtë do të humbiste 44 nga 100. Rezultatet tona shumë inkurajuese tregojnë se regjistrimet e thjeshta të zërit dhe analizat e tyre me algoritme të inteligjencës artificiale mund të arrijnë saktësi të lartë në zbulimin e pacientëve me COVID-19. ‘Teste’ të tilla mund të bëhen pa kosto dhe janë të thjeshta për interpretimin e tyre. Ato lejojnë kontrollin në distancë dhe japin një rezultat në më pak se një minutë. Ato, për shembull, mund të përdoren në pikat hyrëse të grumbullimeve të mëdha, duke mundësuar kontroll të shpejtë masiv të popullsisë”./Top Albania Radio.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *