Sign In

Blog

Latest News
Siguria në rrugë me Heronj në timon

Siguria në rrugë me Heronj në timon

Duke u nisur nga të dhënat shqetësuese të aksidenteve, Porsche Albania në bashkëpunim me Vodafone morën nismën “Heronj në Timon”, me qëllim të bënte rrugët më të sigurta, duke ndërgjegjësuar shoferët për rëndësinë jetike të vëmendjes gjatë drejtimit të mjetit.

Planifikimi i nismës bazohet në një princip të thjeshtë, por shumë efikas për të ndërgjegjësuar drejtuesit e makinave në rrugë. Personat që ecin në përputhje me rregullat e sigurisë shpërblehen, ndërsa ata që shkelin rregullat penalizohen.

Fushata “Heronj në Timon” u implementua si pjesë e aplikacionit “Makina Ime”. Ky aplikacion mbështetet në një teknologji të avancuar që mundëson monitorimin e shpejtësisë dhe respektimin e sinjalistikës rrugore. Porsche Albania aktualisht ofron këtë mundësi ekskluzive për klientët e tyre. Personat që pranuan të marrin pjesë në nismë duhet të drejtojnë mjetin brenda shpejtësisë së lejuar dhe të mos përdorin telefoni smart. Përveç shpërblimit material, nisma theksoi vazhdimisht çmimin e vërtetë: jetët e shpëtuara nga veprime të thjeshta si mos përdorimi i telefoni smart ose drejtimit në përputhje me rregullat.

Çdo gjë mund të presë. Çdo bisedë mund të përsëritet pas disa minutash. Nuk ka asnjë foto ose video që nuk mund të dërgohet pak më vonë. Vetëm aksidenti nuk pres dhe nuk të jep kohë, sepse ai vjen gjithmonë pa paralajmërim.

Në fakt, në vetëm disa javë, rreth 20 mijë përdorues u përfshinë në fushatën e Porsche Albania, duke kontribuar në sigurinë publike.

Porsche Albania, në një periudhë disa vjeçare, ka përqendruar strategjitë e saj të marketingut në edukim, ndërsa interesi i madh për këtë nismë dhe suksesi i saj e bëjnë të qartë se fushatat e ndërgjegjësimit në drejtimin e përgjegjshëm duhet të jenë themelore në të gjitha strategjitë afatgjata.

Në përfundim të fushatës, përdoruesit që ndoqën të gjitha rregullat për shpejtësinë ose mospërdorimin e telefoni smart gjatë drejtimit të mjetit grumbulluan pika, të cilat u konvertuan në dhurata “smartphone” si shpërblim për përkushtimin e tyre.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *