Sign In

Blog

Latest News
Sfidat e Nxehta për Të Ardhmen: Raporti i OKB-së dhe Kryqit të Kuq

Sfidat e Nxehta për Të Ardhmen: Raporti i OKB-së dhe Kryqit të Kuq

Kombet e Bashkuara dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq kanë bërë thirrje qeverive në gjithë botën që të përgatiten për më shumë valë ekstreme të të nxehtit.

Në një raport të përbashkët, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihma Humanitare, dhe Kryqi i Kuq, thonë se valët e të nxehtit janë duke lënë të vdekur mijëra njerëz çdo vit.

“Valët e të nxehtit do të bëhen aq ekstreme në rajone të caktuara të botës brenda dekadave sa jeta e njerëzve atje do të jetë e paqëndrueshme .ne nuk jemi gati për të përballuar vetë krizat e kësaj shkalle.  na mungojnë fonde dhe burime për të adresuar disa nga krizat më të këqija humanitare këtë vit”.

Gjërat do të përkeqësohen shumë pasi ndryshimi i klimës vazhdon të dalë jashtë kontrollit,tha Martin Griffiths, shef i zyrës së OKB-së për çështjet humanitare. Në këtë raport, është thënë se “moti i nxehtë mund të “tejkalojë limitet psikologjike dhe humane të njeriut” në Sahel, disa rajone të Afrikës dhe Azisë, nëse nuk merren masa të menjëhershme për të zvogëluar efektin e një moti të tillë.

Në raport përmenden pesë hapa kyçë që mund të ndihmojnë në luftim të ndikimit të motit ekstrem, përfshirë ofrimin e hershëm të informacioneve që u ndihmojnë njerëzve të reagojnë, si dhe të gjejnë rrugë të reja të financimit në nivel lokal.

Liderët botërorë tashmë kanë paralajmëruar për rritje të temperaturës së Tokës në 1.2 gradë Celsius prej nisjes së epokës industriale.Temperaturat është thënë se do të vazhdojnë të rriten në rast se qeveritë nuk marrin masa për të ndalur emetimet e karbonit.

 


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *