Llogari e pezulluar: Aktivizoni nëntokën!
Individët në rrjetin Instagram në të gjithë botën po njoftonin sot problemet për të hyrë në profilet e tyre.
Rrjeti social në pronësi të ‘Meta’ tha se është duke shqyrtuar për problemet, në të cilin shumë individëve u është njoftuar se “janë të suspenduar nga platforma”.
DownDetector – rrjeti monitorues i dështimeve të internetit – tha se kishte zbuluar disa mijëra përdorues të prekur.
Disa prej tyre u është raportuar se “llogaria e tyre është pezulluar për 30 ditë”, në masën e ngjashme me veprimet e marra ndaj përdoruesve që sipas rrjetit “nuk respektojnë standardet e komunitetit”, gjithashtu një politikë tepër e kritikuar për abuzime dhe anësi politike.
Në një deklaratë të Instagram Communications thuhej: “Jemi në dijeni se disa prej jush kanë probleme për të hyrë në llogaritë e tyre në Instagram.”
“Po e shikojmë problemet dhe ju kërkojmë ndjesë për ndërprerjen.”
Kompania ende nuk ka ofruar detaje për atë që ka shkaktuar çështjen e pazakontë.
Edhe javën e kaluar aplikacioni i njohur WhatsApp gjithashtu në pronësi të Meta ndaloi funksionimin për afro dy orë.
Hello.al