Sign In

Blog

Latest News
Elon Musk-i frymëzon ‘eksodin’ në Twitter

Elon Musk-i frymëzon ‘eksodin’ në Twitter

Duke përfshirë Elon Musk si pronar, përdoruesit e rrjetit social Twitter duket se po largohen në mënyrë masive drejt një rivali pak të njohur: Mastodon, një platformë e lirë, me burim të hapur që ka karakteristika të një mikro blogu të ngjashme me Twitter.

Mastodon nuk ka një individ apo kompani që e udhëheq, kështu që shihet nga përdoruesit si një alternativë më demokratike e të shprehurit.

Më shumë se 70,000 regjistrime të reja u bënë vetëm të premten, një ditë pasi Musk finalizoi blerjen e Tëitter prej 44 miliardë dollarësh.

E filluar në mars 2016, në Mastodon përdoruesit mund të krijojnë profile, të ndjekin profile të tjerë dhe të postojnë mesazhe, imazhe ose video, por ai nuk ndjek të dhënat e përdoruesve për t’i shitur reklamuesve. Që prej marrjes në pronësi, Musk nuk ka humbur kohë duke bërë ndryshime të rëndësishme në Twitter, duke përfshirë shkarkimin e drejtuesve të lartë dhe shpërbërjen e bordit të drejtorëve.

Ai gjithashtu thuhet se do t’i detyrojë përdoruesit e Twitter të paguajnë 20 dollarë për të pasur shenjën blu të konfirmimit në llogarinë e tyre.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *