Sign In

Blog

Latest News
Vrasja Virtuale: Avatarët në Rrezik

Vrasja Virtuale: Avatarët në Rrezik

Palmer Luckey, krijuesi i seteve ‘të reja’ të realitetit virtual Oculus, me gjetjen e tij më të fundit synon të shkaktojë qëllimisht vdekjen e njerëzve.

Sistemi i quajtur ‘NerveGear’, synon të lidhë ngushtë jetën virtuale të njerëzve me atë reale, madje duke u dhënë fund atyre në të njëjtën kohë, megjithëse mbetet për t’u parë se si do të trajtohet çështja nga ana ligjore.

Kështu, nëse dikush vdes në lojën e realitetit virtual ose gjatë eksperiencës së përdorimit të sistemit në kokë, ata do të vriten edhe në jetën reale në të njëjtën kohë, pikërisht nga kompleti i lojës që mbajnë “veshur” në kokë, tha zoti Luckey.

Kjo do të bëhet duke zbuluar një hije të veçantë të ngjyrës së kuqe që tregon vdekjen e një personi, dhe krijuesit mund ta integrojnë në sistem. Kur kjo e kuqe shfaqet, atëherë tre pajisje eksplozive do të shkatërrojnë trurin e përdoruesit të setit, raporton gazeta britanike The Independent.

Luckey tha se sistemi ende nuk është i përfunduar, por qëllimi është që të bëhet e pamundur heqja e setit nga kokë e personit ose shkatërrimi i tij, në mënyrë që njerëzit të mbeten të bllokuar gjithmonë brenda realitetit virtual.

Dhe për shkak të limitimeve të dizajnit dhe rreziqit të dështimit të vrasjes së njerëzve, ose humbjen e tyre jo në kohën e duhur, krijuesi thotë se duhet ta provojë vetë i pari.

Përdoruesit ende nuk janë të sigurtë nëse maniaku i realitetit virtual flet seriozisht, por disi qetësohen nga fakti se do ta provojë vetë i pari, nëse kjo do të rezultonte e vërtetë.

Zoti Luckey tha: “Koncepti i lidhjes së përhershme të jetës sënde reale me një avatar virtual, gjithmonë më ka pëlqyer – mund të rritet niveli i bashkëveprimit dhe mënyrës së reagimit të njerëzve me botën virtuale dhe lojtarëve në të,” shkroi zoti Luckey në një koment të prezantimit të ‘NerveGear’.

Grafikat e përforcuara mund të bëjnë një lojë të duket më reale, por vetëm kërcënimi i pasojave serioze e bën atë të ndjehet e vërtetë, thotë The Independent.

Kjo duket se është një zonë e mekanizmave të ‘videogame’ që nuk është eksploruar më parë, megjithatë nuk dihet sa të gatshëm do të jenë përdoruesit për të vdekur në të vërtetë gjatë lojës, apo si do të interpretohet kjo nga ana ligjore.

Aktivistët e mbrojtjes së konsumatorit thonë se një praktikë e tillë mund të quhet vrasje me qëllim, megjithëse teknologjia përpiqet ta prezantojë si ‘inovacion teknologjik apo kulturore’. Por për pasionat e ‘teknologjisë’ dhe ‘rrezikut’ duket se nuk ka problem.

FOTO GALERI
1/3

Sistemi i quajtur ‘NerveGear’, synon të lidhë ngushtësisht jetën virtuale të njerëzve me atë reale, duke i dhënë fund gjithashtu në të njëjtën kohë


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *