Sign In

Blog

Latest News
Hyrje e ndaluar në WhatsApp për disa telefone

Hyrje e ndaluar në WhatsApp për disa telefone

Nisur nga fillimi i vitit 2023, Whatsapp ka bërë të ditur se platforma e komunikimit me tekst dhe video do të ndalet të jetë efektive për 47 celularë, përfshirë disa modelet e Iphone.

WhatsApp zhvillon përditësime të rregullta dhe në disa raste celularët e vjetër nuk do të jenë më në gjendje ta mbështesin aplikacionin.

Në këtë rast, vetëm dy modelet e Iphone do të mos kenë më akses në platformën e mesazheve, së bashku me disa telefone inteligjente Android të vjetra.

Shumica e celularëve që do të përjashtohen janë lançuar në treg rreth një dekadë më parë, midis viteve 2012 dhe 2013. Me ardhjen e vitit të ri, WhatsAppi do të kërkojë sisteme më të përparuara të android dhe IOS.

“Për të vazhduar me avancimet më të fundit të teknologjisë, ne rregullisht ndalojmë mbështetjen e sistemeve operative më të vjetra për të fokusuar burimet tona në risitë e fundit. Nëse ndalojmë së mbështeturi sistemin tuaj operativ, do të njoftoheni dhe do t’ju kujtohet disa herë që të përmirësoni pajisjen tuaj për të vazhduar përdorimin e WhatsApp”, njoftoi kompania.

 


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *