Sign In

Blog

Latest News
RoboGjyqtari: Futja e teknologjisë në sistemin gjyqësor

RoboGjyqtari: Futja e teknologjisë në sistemin gjyqësor

Një kompani deklaron se roboti prodhuar nga ata do të luajë një rol të rëndësishëm në një çështje në gjykatë.

Nëse kjo ndodh do të jetë hera e parë që një robot do të përdoret si avokat. Lajmi u publikua në revistën “New Scientist”, ku shpjegohet se inteligjenca artificiale do të instalohet në telefonin e të pandehurit.

Roboti do të dëgjojë në gjykatë të gjithë procesin dhe më pas do të këshillojë të pandehurin përmes një kufjeje. Programi është krijuar nga kompania “DoNotPay”, e cila thotë se ka krijuar avokatin e parë robot në botë. Në fillim, roboti ishte krijuar që të merrej me gjobat e parkimit të konsideruara të padrejta. Më pas, programi u zgjerua duke përfshirë shërbime të reja.

Avokati i parë robot lufton korporatat, mposht burokracinë dhe padit këdo vetëm duke shtypur një buton”, thuhet në faqen zyrtare të kompanisë. Çështja e parë ku do të marrë pjesë inteligjenca artificiale zhvillohet në shkurt, por sipas “New Scientist” nuk është bërë i ditur as vendi dhe as çështja.

Rikujtojmë, se inxhinierja mekanike Josie Hughes është angazhuar në krijimin e një roboti që mund të asistojë në vjelje. Roboti i saj, mund të mbledhë mjedra me ndihmën e inteligjencës artificiale duke ndihmuar kështu në bërjen e bujqësisë më efikase dhe me kosto efektive, si dhe në zgjidhjen e mungesës së fuqisë punëtore. Hughes thotë për CNN se avantazhet e tyre nisin me faktin që mund të punojnë për 24 orë në ditë pa u lodhur.

Ndërkaq, roboti më i fundit nga fondacioni OpenAi i themeluar nga Elon Musk i mahniti vëzhguesit me aftësinë e tij në të shkruar dhe zotësinë e tij në kryerjen e detyrave komplekse.Sistemi i quajtur ChatGPT, është evolucioni i fundit në familjen GPT të inteligjencës artificiale në gjenerimin e tekstit. Ndryshe nga sistemi i mëparshëm nga kompania, ChatGPT ka dalë për këdo që do ta përdorë dhe është falas.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *