Sign In

Blog

Latest News
Rritja e varësisë së fëmijëve: Alarmin e Gjermanisë

Rritja e varësisë së fëmijëve: Alarmin e Gjermanisë

Përreth 6% e fëmijëve dhe të rinjve janë të shtërnguar në mënyrë kronike nga “gaming” dhe platformat sociale në Gjermani, një shifër kjo dy herë më e lartë sesa ajo e regjistruar në këtë vend para pandemisë së koronavirusit

Duket se izolimi i gjatë ka qenë një nga faktorët kryesorë të këtij fenomeni alarmant.

Një 19 vjeçar nga Berlini, i identifikuar vetëm si Paul, i tha DW për shkak të Covid-19, për javë të tëra nuk kishin mësim dhe duhet të qëndronin në shtëpi. “ Të takosh miq, të dillesh nëpër vende të ndryshme të festosh party apo të shkosh në sport – shumë nga këto gjëra të rëndësishme për të rinjtë, e që janë të të vetëkuptueshme, nuk bëheshin dot. E vetmja gjë që mund të bëje, ishte të qëndroje para kompjuterit apo smartphone-it dhe të luaje lojëra me të tjerët në platformat sociale”, shprehet ai.

Paul është i lumtur që kufizimet e pandemisë kanë marrë fund. Ai tashmë i është kthyer botës reale, por shumë të tjerë kanë mbetur në botën virtuale. Sipas një studimi të Klinikës Universitare të Hamburgut, UKE së bashku me sigurimin shëndetësor, DAK numri i fëmijëve dhe të rinjve që janë të varur në mënyrë të sëmurë nga gaming dhe platformat sociale është dyfishuar që nga viti 2019.

Rreth 680.000 e të rinjve luajnë lojëra, postojnë, chatte-n apo qëndrojnë rregullisht gati 5 orë në platformat sociale. Andreas Storm, kreu i departamentit të shëndetit në DAK flet për “rezultate të frikshme”. Ndërkohë në Klinikën Universitare të Maincit, gjithmonë e më shumë prindër telefonojnë të dëshpëruar sepse nuk dinë si të veprojnë me fëmijët që kalojnë çdo minutë të lirë në kompjuter apo celular.

 


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *