Sign In

Blog

Latest News
Edito mesazhet brenda 15 min

Edito mesazhet brenda 15 min

Zhvillimet teknologjike vazhdojnë pa ndalim!

Freskët nënshkrohet rrjeti WhatsApp, i cili ka planifikuar të mundësojë përdoruesit të ndryshojnë mesazhet deri në 15 minuta pas dërgimit.

Ky veprim do të jetë i disponueshëm për 2 miliardë përdorues të WhatsApp-it në periudhën e ardhshme. WhatsApp-i ka si tregun më të madh Indinë, me 487 milionë përdorues.

“Duke filluar nga korrigjimi i një gabimi të thjeshtë në shkrim deri te shtimi i kontekstit shtesë në mesazh, ne jemi të lumtur të ju sjellim më shumë kontroll mbi bisedën tuaj. Gjithçka që duhet të bëni është të mbani shtypur mesazhin e dërguar dhe të zgjidhni opsionin “Ndrysho” nga menuja deri në pesëmbëdhjetë minuta”, tha në një deklaratë WhatsApp.

Mesazhet e modifikuara do të shënohen si “të redaktuara”, kështu që marrësit janë të vetëdijshëm se përmbajtja është ndryshuar.

Megjithatë, atyre nuk do t’u tregohet se si mesazhi është redaktuar me kalimin e kohës.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *