iPhone origjinal shitet për $190,000
Një telefon iPhone i modelit origjinal u shit për 190,373 dollarë në një ankand në SHBA, rreth 380 herë më shumë se çmimi fillimtar prej 499 dollarë kur u lëshuan në treg në vitin 2007.
Organizatorët e ankandit LCG thanë se modeli 4GB iPhone ishte shumë më i rrallë se modeli 8GB, i cili kushtonte 599 dollarë në të njëjtën kohë.
Kjo ndodhi pasi shitjet e modelit 4GB u pezulluan për disa muaj, pasi konsumatorët preferonin modelin më të madh.
Por, duket se telefonin e kanë pasur disa avantazhe të tjera.
“Natyrisht, një standard i ri u vendos të dielën mbrëma,” tha Mark Montero, kreu i ankandit LCG. “Jemi të lumtur që jemi pjesë e kësaj shitjeje rekord.”
Ky është telefonin iPhone i tretë origjinal që është shitur për një çmim rekord vitin e kaluar.
Një model identik 8GB u shit në shkurt për 63,356 dollarë, ndërsa një tjetër 8GB u shit për 39,340 dollarë në tetor 2022, të dyja me paketimin origjinal.
iPhone ishte produkti që bëri të njohur kompaninë Apple, e cila tani ka një vlerë prej 3 trilionë dollarë. Kompania vazhdon të jetë e dukshme në treg 16 vite pasi lëshoi iPhone-n e parë.