Sign In

Blog

Latest News
Leje e qytetarëve në BE për përdorimin e të dhënave

Leje e qytetarëve në BE për përdorimin e të dhënave

Titani i rrjeteve sociale, Meta synon të kërkojë autorizim nga përdoruesit në vendet e Bashkimit Evropian për përdorimin e të dhënave të tyre gjatë reklamimit.

Ky njoftim vjen pas presionit të bërë nga autoritetet evropiane, ku pritet të përfshihet edhe rrjeti social Facebook.

Meta tha se ndryshimet synojnë të adresojnë kërkesat e autoriteteve pas ankesave të raportuara nga Komisioni irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave, që mbikëqyrë rregullat e BE-së.

Në janar, autoritetet evropiane hodhën poshtë bazën ligjore që përdorej, duke argumentuar se Meta i ka përdorur për të justifikuar mbledhjen e të dhënave personale të përdoruesve gjatë reklamave.

Aktualisht, individët që hapin llogari në Facebook dhe Instagram e kanë të aktivizuar këtë autorizim, duke bërë që Meta të marrë të dhënat e tyre dhe të gjenerojë miliarda dollarë duke i përdorur në reklama.

Ende nuk tregohen më shumë detaje, por ata njoftuan se përditësimet do të bëhen të ditura gjithmonë për përdoruesit.

Meta dhe kompanitë e tjera të mëdha të teknologjisë janë përballur me gjoba të larta për shkak të praktikave të biznesit në BE gjatë viteve të fundit, lidhur me rregullat strikte për privatësinë e të dhënave.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *