Sign In

Blog

Latest News
Vlera e re e X-it! Më pak se Musk

Vlera e re e X-it! Më pak se Musk

Elon Musk i ka informuar stafin e X, dikur Twitter, se vlera e kompanisë së mediave sociale ka zbritur në 19 miliardë dollarë, duke shënuar një ulje të konsiderueshme nga 44 miliardë dollarë që ai paguan për kompaninë vitin e shkuar.

Shifra e re u paraqit në një memorandum brendshëm që prezantonte planin për t’u dhënë punonjësve kapitalin e tyre në biznes me 45 dollarë për aksion, siç u raportua në fillim nga Fortune.

Kjo shifër është dukshëm më e ulët se marrëveshja e mëparshme prej 54,20 dollarësh për aksion për të cilën Musk pranoi në tetor të vitit 2022 dhe vjen pas 12 muajsh të trazuar për Twitter, i cili që atëherë është riemërtuar si X. Që prej blejës së platformës, Musk ka qenë në një “luftë” të vazhdueshme për të rritur të ardhurat pas një rënies së madhe në shitjet e reklamave.

Nga blerja e saj, Musk ka reduktuar mijëra vende pune në një përpjekje për të ulur kostot, duke futur gjithashtu tarifa të reja. Twitter muajin e kaluar u hetua nga BE për shpërndarjen e përmbajtjes së dhunshme dhe dezinformatave në lidhje me konfliktin Izrael-Hamas. Ndërkaq, për të shmangur keqpërdorimet që ndodhin në rrjetet sociale, Musk i ka bërë apel përdoruesve të këtij rrjeti që mos ta përdorin për 24 orë.

X ka nisur të implementojë funksionin që deri tani nuk e kishte kërkuar njeri. Fjala është për funksionin e thirrjeve audio dhe video. Ky lajm nuk është ndonjë surprizë e madhe pasi drejtoresha Linda Yaccarino, në gusht konfirmoi ardhjen e këtij opsioni të ri. Ky është një hap drejt revolucionit të X me qëllim që të jetë një aplikacion për të gjithë, siç dëshiron Elon Musk, pronari i saj.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *