Sign In

Blog

Latest News
AI Asistenti Personal: Revolucioni i Ardhshëm

AI Asistenti Personal: Revolucioni i Ardhshëm

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, deklaron se në kohët e ardhshme, njerëzit do të kenë asistentë personalë me Inteligjencë Artificiale.

“Në të ardhmen, kushdo që është ‘online’ do të ketë një asistent personal të fuqizuar nga inteligjenca artificiale, që është shumë përtej teknologjisë së sotme. Agjentët janë më të zgjuar. Ata janë proaktivë, të aftë për të bërë sugjerime para se t’i kërkoni ato. Në vend që të kemi shumë aplikacione të ndryshme në pajisjet tona për të kryer detyra të ndryshme, përdoruesit thjesht duhet t’i tregojnë pajisjes së tyre, në gjuhën e përditshme, se çfarë duan të bëjnë”, thotë Bill Gates.

Këtu do të ndërhyjnë të ashtuquajturit “agjentë” të fuqizuar nga AI, sipas Gates. Këta asistentë personalë, të afërt për kryerjen e detyrave nëpër aplikacione të ndryshme, do të përmirësohen vazhdimisht me kalimin e kohës duke njohur përdoruesit e tyre.

“Për shembull, nëse po planifikoni një udhëtim, chatbot-ët ekzistues mund të jenë në gjendje të identifikojnë vetëm hotelet që përshtaten me buxhetin tuaj por një agjent do të dijë se në cilën kohë të vitit do të udhëtoni dhe nëse gjithmonë kërkoni destinacione të reja ose preferoni të ktheheni në të njëjtin vend. Nëse keni një ide për një biznes, një agjent do t’ju ndihmojë të shkruani një plan biznesi, të krijoni një prezantim për të dhe madje të gjeneroni imazhe se si mund të duket produkti juaj”, thotë ai.

AI është përzgjedhur si “termi i vitit” nga krijuesit e Fjalorit Collins, duke marrë parasysh debatet rreth kësaj teknologjie në vitin 2023, në aspektin pozitiv dhe negativ. Përdorimi i këtij termini ka katërfishuar këtë vit.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *