Sign In

Blog

Latest News
Tesla Cybertruck: Bllof your expectations!

Tesla Cybertruck: Bllof your expectations!

Sa shpejt blini një mjet dhe ai është i juaji, asgjë nuk mund të ndalojë t’ia shisni dikujt tjetër. Por kjo nuk është situata e Tesla Cybertruck.

Tesla, ka vendosur disa kushte për blerësit Cybertruck. Atyre do dëshirohet që të mos e shesin mjetin të paktën për një vit. Kushti është përfshirë në kontratën e shitblerjes e cila firmoset nga palët.

“Cybertruck fillimisht do të shitet në sasi të kufizuara. Ju pranoni që nuk do të shisni ose nuk do të përpiqeni ta shisni mjetin brenda vitit të parë pas datës së dorëzimit të mjetit tuaj”, shkruhet në kontratën e shitblerjes.

Një numër i madh blerësish entuziastë të makinës elektrike Cybertruck, e cila ende nuk ka dalë në treg, janë dëbuar nga ky kusht i cili është bërë publik së fundmi.

Por, ekziston gjithashtu një mënyrë që pronarët e Cybertruck, ta shesin mjetin sipas kushteve:

“Nëse ju duhet t’ia ktheni mjetin brenda vitit të parë pas datës së blerjes për ndonjë arsye të paparashikuar, ju duhet të njoftoni kompaninë e cila shqyrton arsyet e tua dhe Tesla e rimerr mjetin por me një çmim më të ulët nga çmimi fillestar. Nëse Tesla refuzon të blejë mjetin tuaj, ju mund ta rishisni mjetin tuaj tek një palë e tretë vetëm pasi të keni marrë aprovimin me shkrim nga Tesla”, bën me dije, gjiganti i makinave elektrike.

Ndërsa Tesla është treguar e ashpër sa i përket këtij aspekti, lind pyetja se çfarë do të ndodhë me një pronar të Cybertruck, që i anashkalon ose nuk është në dijeni të këtyre kushteve. Për këta persona është parashikuar masë me gjobë.

Por ka dhe një masë më të rëndë nëse gjoba nuk mjafton. Për klientët që sërish “nuk zënë mend” dhe e rishesi makinë që vitin e parë pa leje nga Tesla, kjo e fundit, “mund të refuzojë t’ju shesë mjetet e saja në të ardhmen”.

Kujtojmë se CEO i Tesla, tha muajin e kaluar se mbi 1 milion klientë kanë parapaguar për blerjen e Cybertruck-ut, kur të dalë në qarkullim. Kapaciteti prodhues i kompanisë rreth 125,000 makina në vit, ndërsa pritet të arrijë në 250,000 deri në vitin 2025.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *