Sign In

Blog

Latest News
Fshirja e miliona llogarive në Google

Fshirja e miliona llogarive në Google

Ndoshta është momenti për të verifikuar se çfarë llogarish të vjetra keni në rrjetin Google si detyra universiteti, mesazhe apo email-e që nuk keni kontrolluar, pasi rrjeti ka paralajmëruar se në disa javët e ardhshme, milionëra llogari në Gmail do të fshihen.

Pak më herët gjiganti i teknologjisë bëri një deklaratë: “Nëse llogaria juaj konsiderohet inaktive, ne do të dërgojmë disa email-e paralajmërimi para se të veprojmë për fshirjen e email-it tuaj.”

“Paralajmërimet do të jepen disa muaj para se të veprohet konkretisht në llogarinë tuaj”, thuhej në mesazh.

Sipas politikave të Google çdo llogari që ka qenë joaktive për dy vjet ose më shumë, do të fshihet.

Bashkë me to do të fshihen edhe aspekte të tjera të programit si Google Calendar, Docs, Drive, ‘Meet and Photos’.

Kështu që nëse shqyrtoni në faqet tuaja do të gjeni mesazhet e njoftimeve, ose ndryshe ruani dokumentet e apo komunikimet që ju nevojiten sërish.

Miliona llogari Gmail e Google do të fshihen prej dhjetorit, sipas politikave të sigurisë për “llogaritë e braktisura” që mund të bëhen objekt ose vegël e sulmeve kibernetike.

Shumica e llogarive aktive do të ruajnë sistemin e verifikimit me dy hapa.

Google rekomandon që ju të hyni në llogaritë tuaja të paktën një herë çdo vit dhe të mbani aktiv sistemin e verifikimit me dy hapa.

“Njerëzit duan që produktet e shërbimet online të jenë të sigurta dhe nëse një llogari nuk është përdorur për një kohë të gjatë ajo ka më shumë gjasa të jetë e kompromentuar”, shkruante,” zv. Presidentja e Google, Ruth Kricheli në njoftim.

FOTO GALERI
1/3

“Nëse llogaria juaj konsiderohet inaktive, ne do të dërgojmë disa email-e paralajmërimi para se të veprojmë për fshirjen e email-it tuaj.”


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *