500 km me një mbushje: Makina elektrike e Indisë
Një firmë e re nga India, “Ola Electric Mobility”, e cila nga viti 2017 krijon skuterë elektrikë, sot ka njoftuar fillimin e prodhimit të automjetit elektrik më modern në Indi që do të nisë në vitin 2024.
Sipas Bavish Argaval, bashkëthemelues dhe drejtor ekzekutiv i ‘Ola Eletric’, automjeti i ri elektrik ka linja sportive, kulmin nga xhami dhe kompjuterin më të avancuar me opsione të ndryshme.
Automjeti elektrik indian ka një rreze të autonomisë prej 500 kilometrave që nënkupton se me vetëm një mbushje të baterisë mund t’i përshkojë këto kilometra.
Shpejtësia nga 0-100 kilometra në orë e arrin për vetëm katër sekonda, e shumë detaje të tjera nuk janë bërë të ditura.
Mediat indiane raportojnë se madhësia e automjetit do të jetë e ngjashme me atë të një “hatchbacku” dhe fakti se prodhimi do të fillojë pas dy viteve dhe se akoma nuk dihet për performancat, tregon më së miri se makina është akoma në fazën e zhvillimit.
Top Albania Radio shkruan se firma gjithashtu ka prezantuar skuterin e ri S1 dhe ka njoftuar prodhimin e baterive, që do të mund të shërbejnë për ata pronarë të skuterëve që u është prishur bateria.
Makinat elektrike, skuterët dhe bateritë do të prodhohen në fabrikën më moderne në Indi të quajtur “fabrika e të ardhmes”, thuhet në web-faqen e kësaj kompanie. Përveç se do të punësohen rreth 10 mijë gra që do të jenë pothuajse 100% fuqia punëtore, fabrika do të ketë në dispozicion 3 mijë robotë të cilët do t’i kontrollojë inteligjenca artificiale.
Ola Electric has taken the warp off its upcoming ELECTRIC CAR. The car is said to reach a mark of 0 to 100 km/hr in just 4 seconds and claims to have 500km of range on a single charge. #olaelectric #ola #olaelectriccar #electriccar pic.twitter.com/O6kxEZc4SP
— EV Bazaar (@EvBazaar) August 15, 2022
Ndërkaq, kur është fjala për automjetet elektrike, Volkswagen Group në gjashtë muajt e parë të vitit, në faqe të tij ka lënë pas dy konkurrentët e mëdhenj, Stellantisin dhe Teslan.
Stellantis gjithashtu ka arritur një rezultat të mirë, duke marrë parasysh se i është ofruar mjaft prodhuesit gjerman dhe ka tejkaluar edhe Teslan me shitjet e tij.
Volkswagen në Evropë në gjashtëmujorin e parë të vitit ka arritur t’i shpërndajë automjetet e porositura, ndërsa Stellantis u rëndit në vendin e dytë me 105.413 automjete elektrike të porositura.
Hello.al