Sign In

Blog

Latest News
10 Vjet Instagram: Ikona Ndryshon

10 Vjet Instagram: Ikona Ndryshon

Platforma, e cila transformoi raportin tonë me figurën, që krijoi një profesion të ri, atë të influencerit, u shfaq në treg para 10 viteve, ku vetëm pas një viti regjistroi mbi 10 milionë përdorues.

Actualisht, ka 1 miliard përdorues ne muaj. Fillimisht aplikacioni i Instagramit, që u shfaq në treg në 6 tetor 2010, ishte krijuar për sistemin IOS të Apple, me rastin e daljes së Iphone 4. Ky aplikacion erdhi pas shumë përpjekjeve të Kevin Systrom dhe Brian Kreiger, dy kolegë universiteti në Stanford, gjeni në llojin e tyre. Në 2012 vjen kthesa e madhe.

Facebook-u e blenë atë për një shifër shumë më të ulët, me vlerën që ka sot. Avancimi i tij ishte i frikshëm falë inovacioneve që aplikoheshin në platformë. Në 2013 futën edhe videot, pas tre vitesh IGTV (i cili ka nevojë akoma për përmirësime) dhe së fundi Reels, një kopje e TikTok-ut, për të konkurruar me aplikacionin kinez. Me rastin e 10 vjetorit të tij, Instagram ka vendosur t’i ofrojë përdoruesve të tij një surprizë, e cila ka të bëjë me modifikimin e logos, duke propozuar madje dhe ikonën klasike, të fillimit të tij në stilin Polaroid që e ka përdorur për 5 vite me radhë. Do të ketë dhe variante të tjera, si ngjyra të ndryshme mbi logon aktuale e shumë të reja mbi ruajtjen e fotove e arkivave në vite. Kjo surprizë megjithatë, do të zgjasë vetëm për muajin tetor.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *