Sign In

Blog

Latest News
1. Makina online: Pjese per makinat ne internet
2. Boçe pishash online: Biznes ne web me boçe pishash
3. Pagesa me te lehta: Inovacion ne pagesa online
4. Startop: Katër ide inovatore te reja

1. Makina online: Pjese per makinat ne internet 2. Boçe pishash online: Biznes ne web me boçe pishash 3. Pagesa me te lehta: Inovacion ne pagesa online 4. Startop: Katër ide inovatore te reja

Katër koncepte të reja që synojnë jo vetëm tregun shqiptar, por edhe atë të huaj, u shfaqën në episodin e tretë të “Startop”, iniciativës së Fondacionit mediatik “Dritan Hoxha”, mbështetur nga Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.

Në debat, Edona Bilali, ministre e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Orgesa Kalemi, udhëheqëse e Cohl’s, Shkëlzen Marku, drejtor i përgjithshëm dhe bashkë-themelues i “Growpreneur” dhe Shkamb Koshi, drejtor i “Koshi Group”, dhanë pikëpamjet e tyre për konceptet që u prezantuan në studion e medias.

Të parët që paraqitën konceptin e tyre inovativ ishin një çift. Ideja e tyre u lind nga nevoja për informacion të detajuar dhe për të lehtësuar marrjen e informacioneve.

Erald Hysa dhe Ina Deda, shpikësit e projektit “Fortes”, shpjeguan se si një aplikacion virtual shërben për dhënien e informacioneve të nevojshme dhe të gatshme për qytetarët, si për siguracionet, gjobat, taksat, etj.

Ne përpiluam informacionin që gjendet në zyra, portale dhe udhëzime të ndryshme. I bashkuam të gjitha së bashku. Në faqen e internetit do të gjeni çdo informacion të nevojshëm. Falë mbështetjes së Ministrisë, e zhvilluam një aplikacion, një hapat që do të ndihmojë njerëzit që t’i kenë gjërat më të gatshme. Kolaudimi, taksat, për të ndihmuar dhe në uljen e kostove financiare. Gjobat, nëse i paguajmë brenda 5 ditësh, marrim ulje, dhe dërgojmë njoftim që kujdes keni marrë gjobë, paguajeni. Kjo do të shmangë hyrjen në faqet zyrtare të policisë. Ose dëshirojmë të blenim një makinë të re, a ka pasur aksident, si mund ta shohim. A ka siguracion, etj. Kjo bën qytetarin më të sigurt në blerjen e makinës. Deri tani ka 30 mijë përdorues“- tha Erald Hysa.

Edhe pse idenë ishte tepër inovative, ajo u pyet për sigurinë e të dhënave të qytetarëve nga panelistët.

Unë si qytetar mund të kem një frikë, ky shteti ynë që lë të dhënat e mia në dorën e një kompanie private. Çfarë ndodh me këto të dhëna“- ishte pyetja e Shkëlzen Markut.

Ne operojmë vetëm me të dhëna që na jepin konsumatorët. Ka një seksion se kush mund t’i përdorë këto të dhëna të tua, ato nuk janë gjeneruar nga të tjerët“- tha Eraldi.

Rasti i dytë, Bashkia Pukë ka marrë një grant nga Ministria e Sipërmarrjes që të rinjtë ta shohin vendin e tyre si një mundësi për zhvillimin e karrierës.

Në studion e Startop, ishin Ardisa Marashi dhe Elis Mehmeti. Ky i fundit shpjegoi sesi të rinjtë zhvillojnë ide të reja biznesi pas trajnimeve që ofron projekti.

Projekti synon të mbështesë të rinjtë duke ofruar trajnime. Do përkrahjen grupet e reja siç është Ardisa. Grupi i parë ka finalizuar. Tani jemi në fazën e dytë të trajnimeve. Do marrim mbështetje për të krijuar një plan të mirëfilltë biznesi për t’i ndihmuar, do përfshihet edhe shkëmbimi i eksperiencave“- tha Elisi.

Të krijosh biznes me boçen e pishave ishte ideja e Ardisës, e cila është vetëm 18 vjeçe.

Ideja është të krijoj një punishte për punimin e boçeve. Ato përdoren për shporta, ose si dekorime për shembull. Nga informacioni që kam marrë në Shqipëri, ka disa pika grumbullimi që eksportohen jashtë vendit, pse mos ta kemi edhe këtu“- tha Ardisa.

Edona Bilali, ministre e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, dha më shumë detaje sesi funksionojnë këto projekte.

Studiohen profilat e bashkive, për të luftuar emigracionin, bashkia erdhi me propozimin për të ngritur një qendër inovacioni. Të rinjve u krijohet mundësia. Kemi besim për shkak të studimit dhe rasteve të para. Ka të rinj që po arrin sukses jo vetëm këtu por edhe jashtë vendit. Nëse investohet në këto lokalitete të vogla pas studimit, këto investime, edhe pse janë akoma modeste, mendojmë se është qasja e duhur“- tha Bilali.

Unë jam akoma në gjimnaz. Projektoj që në Tiranë të mbaroj fakultetin dhe pse jo të kthehem në Pukë, që mund të ta ofrojë një iniciativë biznesi“- shtoi Ardisa.

Akil Rajdho ishte personi i tretë i ftuar në Startop për të prezantuar idenë e tij inovative, për të cilën ndoshta jo të gjithë kemi informacion.

Ai prezantoi aplikacionin “POK”, i cili ka të bëjë me pagesat elektronike, të sigurta dhe të shpejta. Pagesat përmes këtij aplikacioni do të kryhen duke procesuar kartat e kreditit dhe siç tha Akili, konkurrenti i vetëm i këtij aplikacioni janë bankat.

Të kryesh pagesën ose transferimin, në valuta të ndryshme, duket se nuk ka qenë kurrë kaq e lehtë. Me POK, mund të paguhen gjoba ose fatura si në OSHE, UKT, etj, duke përdorur ‘portofolin’ tuaj digjital për të kursyer kohë dhe për të vepruar më shpejt.

Nuk ka rëndësi nëse je në një shtet tjetër, nëse ke të afërm ose të dashur në Shqipëri që do t’ia dërgosh, ose do të marrësh para, mund të bësh këto të gjitha me teknologjinë më të mirë që industria Fintech ka për të të ofruar, ishte kjo ideja e prezantuar nga Akili.

Unë jam një përdorues i POK, është në fillimet e tij por ka rezultuar shumë i besueshëm. Deri tani nuk ka pasur asnjë problem, përveç mospërfaqësimit të bizneseve ku mund të bëj pagesa përmes POK“- tha Orgesa Kalemi.

Verifikimin e të dhënave e bëjmë me partnerë të huaj. Ideja është një platformë hibride, për të paguar në dyqane duke skanuar QR. Kjo bëhet vetëm në 7-8 minuta. Konkurrenti ynë i vetëm janë bankat. Nëse Shqipëria po shkon drejt BE-së, vendet si Danimarka Norvegjia, pagesat bëhen me aplikacione të tilla. Kanë hequr përdorimin e kartës dhe përdorin aplikacione të tilla. Transfertat bëhen për 2 sekonda“- shtoi Akili.

Edhe për konceptin e katërt që u prezantua në Startop, sigurisht që nuk keni dëgjuar më parë.

“LekoTech”, prezantuar nga Nikolin Ngjela u vjen në ndihmë si kurrë më parë përdoruesve të automjeteve dhe demontuesve të tyre.

Tashmë, demontuesit e makinave janë një site digjital ku ju mund të vendosni të dhënat e pjesëve të makinës që ju duhet dhe mund ta gjeni atë shumë me lirë dhe më lehtë sesa në një dyqan fizik.

Platforma ka për qëllim ta ndryshojë industrinë e demontuesve të mjeteve.

Softi ka për qëllim të ndihmojë demontuesit. Ne bëjmë operacionet e tyre të përditshme më efektive. Kemi zhvilluar një aplikacion mobil. Ju do të mbani makinën tuaj më mirë, do të mund t’i gjeni pjesët dhe shërbimet që mund t’i duhen një makinë, ofiq, parking, një elektroauto dhe një mekanik“- tha Nikolini.

Është shumë interesant, sepse ky aspekt na prek të gjithëve“- ishte mendimi ‘unanim’ nga paneli i juristëve në Startop.

Ne kemi futur një modul që e bën më të thjeshtë çmontimin e makinës, në dhjetor do të shpjegojmë produktin tonë në SHBA. Në aplikacion duhet të vendosësh makinën tënde dhe e bën më të lehtë procesin e gjetjeve të pjesëve“- shtoi Nikolini.

FOTO GALERI
1/8


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *